Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor votoni për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

featured
Press Online
15 Tetor 2025, 21:18

Në një tubim madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, lideri i kësaj force politike, Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm përpara simpatizantëve dhe qytetarëve, ku shprehu mbështetjen e plotë për kandidatin për kryetar komune, Bujar Osmani, informon PressOnline.al

Ahmeti theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale dhe kërkoi që më 19 tetor qytetarët ta votojnë “Çairin e vërtetë” dhe vizionin e ndryshimit të sinqertë.

“Bujarit i ka rënë një barrë shumë e rëndë, të bëjë ndryshimin e ndryshimit të rrejshëm. Nuk është e lehtë,” – tha Ahmeti, duke vlerësuar kurajon dhe përkushtimin e Osmanit për të rikthyer besimin dhe shpresën te qytetarët.

Në fjalimin e tij, Ahmeti goditi ashpër kundërshtarët politikë, duke iu referuar koalicionit Vlen si një grup që, sipas tij, nuk e kupton esencën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ata nuk e dinë çka është Marrëveshja e Ohrit. Janë në qeveri për nevojat e veta e jo për popullin,” – deklaroi Ahmeti me tone të ashpra, përcjell PressOnline.al

Në fund të fjalimit, lideri i AKI-së dërgoi një mesazh të qartë mobilizues:

“Më 19 tetor votoni numrin 4. Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, nga Struga deri në Likovë e Kumanovë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, ashtu siç nuk ju kemi zhgënjyer deri tani.”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter