Kandidati i AKI-së në Bërvenicë, Arkin Jahiji, u ka bërë thirrje bashkëvendësve që më 1 nëntor të dalin në votime dhe të mbështesin ndryshimin në këtë komunë.
Jahiji thekson se gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor dhe se tash është koha për bashkim rreth një misioni të përbashkët.
Ai nënvizon se dallimet partiake nuk duhet të jenë pengesë për bashkëpunimin, duke kujtuar se bashkimi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Bërvenicën.
„Më 1 nëntor, dilni të gjithë, thirrni të gjithë dhe mos të mbesë askush prapa. Të votojmë për ndryshim, të votojmë për dinjitet”, ka apeluar Jahiji.


