Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) në Çair, Hamza Nuhiu, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rëndë në Komunën e Çairit, duke thënë se problemi i kanalizimit, parkimit dhe ndotjes së ajrit është kthyer në përditshmëri për banorët.
“Komuna e Çairit po mbytet dhe nuk është metaforik! Kanalizimi nuk e përballon shiun, rrugët shndërrohen në lumenj, ndërsa banorët mbeten pa zgjidhje. Parkingjet mungojnë, por parkingjet ilegale lulëzojnë. Nga ana tjetër, ndotja e ajrit është realitet i hidhur, si pasojë e djegies së druve për ngrohje, trafikut dhe industrisë së vjetër,” ka shkruar Nuhiu.
Ai shtoi se premtimet e Komunës së Çairit për kanalizim të mirë, garazhe dhe ambient më të pastër kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa realiteti flet vetë.
“Është koha për veprime konkrete, jo premtime të reja boshe e mashtrime. Ju njohim,” ka përfunduar Hamza Nuhiu.







