Hailey Bieber është fotografuar në Los Angeles me një paraqitje sportive dhe të kuruar, vetëm pak ditë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, u panë duke zhvilluar një bisedë të tensionuar gjatë një dasme.

Modelja 29-vjeçare zgjodhi një veshje sportive të përbërë nga një bluzë e zezë me prerje të thellë, pantallona joge në nuancë të hapur dhe një bluzë gri me kapuç. Ajo e kompletoi look-un me atlete, syze dielli dhe një çantë të gjelbër.

Dalja e Hailey-t në Los Angeles vjen disa ditë pas dasmës së Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski në Santa Barbara, ku ajo dhe Justin u fotografuan gjatë një bisede që u interpretua si e tensionuar.
Sipas raportimeve të Daily Mail, Hailey bëri disa gjeste gjatë bisedës, përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj. Megjithatë, burime pranë çiftit kanë minimizuar situatën, duke theksuar se ata janë një çift pasionant dhe se debatet nuk nënkuptojnë probleme në marrëdhënien e tyre.

Hailey dhe Justin Bieber janë të martuar që nga shtatori i vitit 2018 dhe kanë së bashku djalin e tyre, Jack Blues, i cili festoi dyvjetorin më 22 gusht.

Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, çifti dëshiron gjithashtu të zgjerojë familjen me një fëmijë tjetër.
Pavarësisht vëmendjes së vazhdueshme ndaj jetës së tyre private, Hailey vazhdon të jetë aktive në modë dhe të tërheqë vëmendjen edhe me paraqitjet e saj të përditshme, ku kombinon shpesh veshjet sportive me elemente elegante.


