Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BDI akuzon komunën e Tetovës për premtimin prej 100 eurosh, Kasami: Xhirollogaria e bllokuar nga përmbaruesit shkaktoi vonesën e mjeteve

Press Online5 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Demokratik për Integrim, Dega në Tetovë, përmes një konference për gazetarë, ka kërkuar llogari nga Komuna e Tetovës lidhur me përgatitjet dhe organizimin e vitit të ri shkollor. Nga BDI pyetën se çfarë ndodhi me premtimin e kryetarit të komunës, Bilall Kasami, të dhënë në muajin qershor, sipas të cilit çdo nxënës i klasës së parë do të ndihmohej me nga 100 euro. Sipas opozitës, ndonëse viti shkollor tashmë ka filluar kurse  prindërit nuk i kanë pranuar ende këto mjete.

“Për sa paralele janë siguruar pëlqime për shkollat e mesme të Tetovës? A përputhet ky numër me të gjitha paralelet e miratuara nga Këshilli Komunal? Nëse jo, sa paralele janë shkurtuar dhe në cilat shkolla? Qytetarët kërkojnë transparencë. Dëshirojmë të dimë, a ka Komuna e Tetovës plan strategjik në lidhje me temën aktuale të optimizimit? Më 5 qershor u premtuan nga 100 euro për çdo nxënës të klasës së parë. Viti shkollor ka filluar, ndërsa mjetet akoma nuk janë shpërndarë. Kur do t’i marrin nxënësit këto mjete?”, tha Armend Imeri – BDI Tetovë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ditë më parë deklaroi se shkaku pse mjetet financiare nuk kanë kaluar ende në llogaritë e prindërve është bllokimi i xhirollogarisë së komunës nga përmbaruesit. Kasami theksoi se po punohet për zhbllokimin e llogarisë, pas së cilës do të bëhet edhe ekzekutimi i pagesave.

“Po, edhe një herë, fatkeqësisht atë që kemi trashëguar nga e kaluara, borxhet dhe përmbaruesit, edhe përkundër faktit që kishim një vendim të Këshillit nuk lejuan që prindërit të marrin atë që… Dhe në këtë situatë po punojmë që brenda këtyre dy muajve të paguhen edhe borxhet e fundit që janë në përmbarues, dhe ne besojmë pas dy muajve të menaxhojmë me llogarinë e Komunës dhe prioritet do t’u jepet pagesës së atyre obligimeve të cilat ne i kemi marrë si Komunë për filloristët e Komunës së Tetovës”, u shpreh Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës.

Përveç problemeve financiare dhe administrative, arsimi po përballet edhe me një rënie të theksuar demografike. Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i përgjithshëm i nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është zvogëluar për rreth 17.000. Sa i përket filloristëve në klasë të parë, për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar vetëm rreth 14.500 nxënës – shifër kjo që shënon një rënie prej afro 9.000 fëmijësh më pak krahasuar me vitin shkollor 2016/2017.

Previous ArticleWitkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin e Putinit gjatë vizitës në Moskë
Next Article Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave e zgjidh Kuvendi me ligj

Lajme të ngjashme

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.