Lotoja nuk është vetëm një lojë fati – ajo është pjesë e traditave familjare, histori personale, por edhe rituale simbolike përmes të cilave datat e ditëlindjeve dhe ngjarjeve më të rëndësishme familjare marrin vlerë të shtuar, duke u shënuar si numra fatlumë që ndoshta do të na sjellin edhe fitore. Shpesh kombinimet përbëhen nga data të rëndësishme, ditëlindje të të afërmve, përvjetore, numra që kanë kuptim personal dhe familjar. Çdo kombinim loto përmban më shumë se një histori në vetvete. Çdo krijim i një kombinimi me 7 numra është një ritual argëtues që nxjerr në pah shpresën, të shoqëruar me ëndërrim dhe pritje për shortin.
Nuk gabojmë nëse themi se me një pagesë prej 30 denarësh për një kombinim me 7 numra, ne blejmë momente plot shpresë. Vetë mendimi “Po sikur…?” na çon drejt ëndërrimit dhe ndez ndjenja të bukura. Nga momenti që i besojmë dëshirat tona numrave fatlumë, deri te momenti i tërheqjes së numrave fitues të raundit aktual, ne kalojmë kohë me mendime pozitive.
Fati është i panjohur.
30 denarët e paguar mund të mos sjellin fitore, por zinxhiri i shpresës vazhdon me pjesëmarrjen në raundin tjetër. Nuk ka zhgënjim, ashtu siç nuk ka mënyrë më të lirë për të blerë momente shprese dhe ëndërrimi, përderisa loja luhet me masë dhe për argëtim.
Që nga viti 2010 deri sot, çdo të mërkurë dhe të shtunë, mijëra qytetarë në gjithë vendin ndajnë të njëjtin ndjenjë – ndjenjën e shpresës, pritjes dhe gatishmërisë për të festuar. Lotoja 7 e Lotarisë Shtetërore është loja më popullore e fatit, që qëndron besnike ndaj traditës familjare të krijimit të kombinimeve me numra fatlumë, ndarjes së shpresës dhe planeve, dhe natyrisht, ndarjes së gëzimit për fitoret. Nga 2011 deri në 2024 janë realizuar 28 “7-she” dhe janë festuar në Manastir, Kumanovë, Kërçovë, Kavadarc, Sveti Nikollë, Tetovë, Strumicë, Negotinë, Koçani, Ohër dhe në Shkup (në komunat e Shkupit: Qendra, Gazi Baba, Kisela Voda, Çair dhe lagjja Vizbeg). Fitora më e madhe me “7-she” solli mbi 1.7 milion euro për 10 kombinime të paguara me vlerë totale prej 300 denarësh, vitin e kaluar në Ohër.
Gjatë viteve, “7-ka e lotos” është bërë simbol i fatit. Çmimi i lotos shpesh dëshirohet për vetveten dhe të afërmit, apo përdoret si sinonim për sukses të madh ose fat të madh: “si 7-she e lotos”. E pyetëm fituesit e “7-sheve” – Si është ndjenja kur mëson për fitimin? Ata ranë dakord se në momentin e parë, gëzimi është i njëjtë pavarësisht nëse fitimi është i vogël apo i madh, ndërsa njohuritë për madhësinë e fitimit vijnë më vonë, së bashku me ndjenjën për përfitimet dhe përgjegjësitë që sjell fitimi i madh. Të gjithë ranë dakord se në fat duhet të besohet dhe numrave fatlumë duhet t’u jepet shansi.

Loja e fatit loto është një traditë që shtrihet nëpër breza dhe ruan të njëjtat vlera që nga koha kur përdorej letra shënimi, deri në kohën e sotme digjitale dhe mundësitë për pjesëmarrje online.
Qëllimi i këtij teksti është t’ju kujtojë të kontrolloni nëse edhe në familjen tuaj dikush ruan një fletore me kombinime me numra fatlumë për loto ose biletat e vjetra të lotos që presin t’u jepni shansin e tyre. Kontrolloni nëse te ju ekziston tashmë një traditë familjare për pjesëmarrje në lojën e fatit loto (pa marrë parasysh nën cilin emër ose format është organizuar) apo ndoshta ajo do të nisë me ju.
Lotaria Shtetërore si organizatore përgjegjëse e lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, respekton traditën dhe vlerat familjare në zgjedhjen e mënyrës së argëtimit. Loja Loto 7, si lojë e fatit që përfaqëson këtë qasje, është krijuar sipas standardeve më të larta evropiane, për t’u përshtatur me kërkesat, zakonet dhe madhësinë e tregut vendas. Pjesëmarrja në lojë është e mundur në mbi 300 pika pagese në gjithë vendin, ndërsa pjesëmarrja online realizohet në faqen www.loto.mk. Tërheqjet transmetohen drejtpërdrejt çdo të mërkurë dhe të shtunë në televizionin Kanal 5, në orën 20:00. Me çdo kombinim të paguar hapet mundësia për fitore potenciale, por gjithashtu jepet edhe kontribut për qëllime shoqërisht të dobishme.
Një kombinim me 7 numra fatlumë me vlerë prej 30 denarësh është i mjaftueshëm për të marrë pjesë në një raund të lojës së fatit Loto 7. Mjafton për shpresë dhe ëndërrim. Mjafton për emocione të bukura, ndarjen e dëshirave dhe pritjen. Dhe për fitore! Dhe për pjesëmarrje në krijimin e fondeve për financimin e qëllimeve shoqërore! Me lojën tuaj të përgjegjshme ju mbështetni edhe projekte me rëndësi për komunitetin në fushat e shkencës dhe arsimit, kulturës, sportit, mjedisit jetësor, mirëqenies sociale dhe zhvillimit të komunitetit. Loteria Shtetërore është kompani shoqërisht përgjegjëse që integron përgjegjësinë në çdo aspekt të veprimtarisë së saj. Përmes pjesëmarrjes në lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore përfitojnë edhe lojtarët edhe komuniteti. Me përfshirjen e përgjegjshme në lojën e fatit Loto 7, kultivohet një lojë fati me vlera familjare, të rëndësishme për familjen, por edhe për komunitetin.







