Qarabag ka epitetin e skuadrës favorite, por Shkëndija synon të dëshmohet në fushë

featured
Press Online
05 Gusht 2025, 13:54

Një tjetër mbrëmje emocionuese, një tjetër synim për histori nga Shkëndija.

Skuadra shqiptare do të përballet sonte me Qarabag, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Qarabagut do të luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke filluar nga ora 20:00.

Bazuar tek kuotat e basteve, skuadra nga Azerbejxhani shihet si favorite, me fitoren e këtij ekipi që kuotohet me 1.62. Një fitore e mundshme e Shkëndijës, ka kuotën prej 4.75, ndërsa barazimi vlerësohet me 3.20.

Nëse Shkëndija eliminon Qarabagun, në playoff të Ligës së Kampionëve luan me fituesin e ndeshjes Ludogorets/Ferencvaros.

/GazetaBlic Sport/ 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter