Vllaznia pritet të zbresë me disa ndryshime në formacion përballë Tiranës, teksa trajneri Laszlo po shqyrton disa lëvizje në 11-shen titullare. Në portë pritet të konfirmohet Jukaj, ndërsa reparti i mbrojtjes nuk parashikohet të pësojë ndryshime, me Bardhin në të djathtë, Gurishtën dhe Mustën në qendër, si dhe Avdulin në krahun e majtë.
Lëvizjet më të rëndësishme pritet të ndodhin në mesfushë, ku Mehmeti dhe Dros mund ta nisin takimin nga minuta e parë. Surpriza e formacionit mund të jetë Emanuel Obina, 19-vjeçari nigerian që është pranë debutimit si titullar me fanellën kuqeblu.
LEXO EDHE: Ahmataj pasi tronditi Partizanin: Skënderbeu mund të shënonte më parpara…
Nëse ky plan konfirmohet, ai do të zërë vendin e Qatos, i cili pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndryshime mund të ketë edhe në krahun e djathtë të sulmit, ku Bizi duket më i avantazhuar në garën me Uldedajn, ndërsa në të majtë pritet të konfirmohet Murataj. Në majën e sulmit do të jetë kapiteni Bekim Balaj, pika kryesore e referimit për shkodranët në fazën ofensive.
LEXO EDHE: Partizani mundet nga Skënderbeu dhe gozhdohet në fundin e tabelës/ Laçi i jep fund krizës, fitore ndaj Vorës!


