Përfaqesuesja e lartë e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shpreson që blloku të mund të vendosë shumë shpejt për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.
“Jemi shumë, shumë afër”, tha ajo, duke shtuar se pret një vendim “sot ose nesër”.
Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen sot në Bruksel për sanksione te reja ndaj Rusisë dhe luftën në Ukrainë si tema kryesore të agjendës në bisedime
Grupi i propozuar i masave ndëshkuese synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë, por jo të gjithë 27 anëtarët e BE-së deri më tani e kanë miratuar paketën.
Kallas tha se e mirëpriti njoftimin e SHBA-së se po dërgon armë mbrojtëse në Ukrainë, duke shtuar se shpreson “se ata do të marrin të gjitha që ju janë premtuar”.




