Big Mama flet haptazi: Showbizzi funksionon falso tek ne, ka edhe kolegë që nuk i duroj

featured
Press Online
08 Korrik 2025, 15:10

Big Mama ka folur haptazi për botën e shoubizit së fundmi në emisionin “Krejt n’debat”, duke treguar mendimin e saj të drejtpërdrejtë për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet në këtë industri.

Ajo u shpreh se, sipas saj, shoubizi është një fushë mjaft e komplikuar dhe shpeshherë “falso”, ku marrëdhëniet mes artistëve nuk janë gjithmonë siç duken nga jashtë.

“Shoubizi funksionon sipas mendimit tim falso”, tha këngëtarja.
Foto: Screenshot/YouTube

“Kur e do dikë me shpirt, ke edhe muhabet, bën shaka të ndryshme. Unë për veten time kam më shumë shokë sesa shoqe”.

Megjithatë, theksoi se ka edhe marrëdhënie shumë të mira dhe të sinqerta me disa prej kolegëve të saj më të afërt.

Ajo përmendi emra të njohur të skenës shqiptare, të cilët nuk heziton t’i kontaktojë në çdo moment, duke treguar kështu besimin dhe afërsinë e madhe që ka me ta.

Artistja shqiptare nuk e fshehu faktin se ka edhe kolegë që i “shkojnë nerva”, duke treguar se, ashtu si në çdo fushë tjetër, marrëdhëniet mund të jenë të komplikuara dhe me ulje-ngritje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter