BDI: 32 punësime në Regjistrin Qendror, asnjë shqiptar, kjo është e papranueshme!

featured
Press Online
03 Korrik 2025, 13:52

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit për punësime në institucionet shtetërore, duke akuzuar Qeverinë për diskriminim të hapur ndaj shqiptarëve

Reagimi i plotë i BDI-së:

Përjashtimi i plotë i shqiptarëve nga 32 punësime të reja në Regjistrin Qendror është dëshmi e qartë e diskriminimit institucional dhe politikave përjashtuese të kësaj qeverie.

Kjo nuk është më statistikë, është alarm! Po instalohet një sistem që e zhduk shqiptarët nga institucionet publike. Kjo ndodh përditë, në çdo sektor, dhe nuk mund të tolerohet më!

BDI kërkon reagim urgjent nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kjo nuk është çështje punësimi, është çështje e barazisë, paqes dhe ekzistencës së një shteti shumetnik.

Deri këtu! Kjo padrejtësi nuk kalon në heshtje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter