Në Kuvend sot fillon debati për rishikimin e Buxhetit për vitin 2025, në lexim të dytë, me mbi 200 amendamente të paraqitura. Qeveria parashikon të ardhura prej 362,4 miliardë denarësh dhe shpenzime kapitale prej 47,5 miliardë, me projeksion për rritje të PBB-së prej 3,7% dhe inflacion prej 2,8%. Deficiti buxhetor mbetet në nivelin prej 4% të PBB-së, informon PressOnline.al
Ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se rishikimi është vazhdim i një politike fiskale të disiplinuar, me ulje të borxhit publik dhe rritje të aktivitetit ekonomik.
Në tremujorin e parë të vitit 2025 është shënuar ulje e borxhit publik për 36 milionë euro. Organizata “Finance Think” vlerësoi dje se projeksionet për rritje të të ardhurave nga tatimet janë ambicioze dhe shtoi se rritja e pensioneve dhe pagave në administratë mund të nxisë inflacionin.







