ASH ngre alarmin: Mali Kozhuf po shkatërrohet nga interesat e industrisë së lojërave të fatit

Aleanca për Shqiptarët ngre alarmin për një skandal të rëndë ekologjik në malin Kozhuf, ku mijëra metra katrorë pyje po zhduken nga kompania e lidhur me Gjoko Sterjoskin, pronarin e rrjetit të kazinove “Sportlife”. Në epiqendër të kritikave është ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti, i cili sipas ASh-së, është bërë peng i interesave të industrisë së lojërave të fatit.

featured
Press Online
02 Korrik 2025, 09:37

Në një reagim të ashpër publik, Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar shkatërrimin masiv të pyjeve në malin Kozhuf, duke akuzuar një kompani në pronësi të biznesmenit të njohur të kazinove, Gjoko Sterjoski, për një ndërhyrje brutale në natyrë, që po dëmton seriozisht biodiversitetin dhe po rrezikon jetesën e komuniteteve në rajon.

“Kjo është një katastrofë ekologjike me pasoja afatgjata. Mali Kozhuf nuk është tokë e askujt për ta shndërruar në projekt të radhës komercial për interesa të kazinove”, thuhet në reagimin e ASh-së.

Në të njëjtën kohë, ASH akuzon ministrin aktual të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për bashkëpunim të heshtur dhe të qëllimshëm.

“Qëndrimi i tij i papranueshëm tregon për kapje politike dhe financiare. Ai po sillet si peng i industrisë së lojërave të fatit dhe po i mbyll sytë përballë një krimi mjedisor”, thonë nga ASH, përcjell PressOnline.al

Aleanca paralajmëron se kjo nuk është thjesht një çështje ekologjike, por një temë me peshë kombëtare dhe shoqërore. “Kozhufi është pasuri e përbashkët, jo pronë private për eksperimentet e radhës të oligarkëve dhe të atyre që i mbulojnë nga zyrat shtetërore.”

Në fund të reagimit, ASh njofton se ditëve në vijim do të dalë me fakte të reja për lidhjet direkte të zyrtarëve të koalicionit VLEN me rrjetet e kazinove dhe do të kërkojë llogaridhënie publike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter