FOTO/Portugalia, homazh për Diogo Jotan, të gjithë lojtarë me byzylyk të dedikuar…

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 03:16

Një detaj që nuk kishte kaluar pa u vënë re dhe tani ka një shpjegim të saktë dhe fisnik. Në një konferencë për shtyp, mesfushori i kombëtares portugeze, Vitinha sqaroi domëthënien e byzylykut që të gjithë futbollistët luzitanë kanë vendosur në SHBA.

Vitinha zbuloi se bëhet fjalë për një dhuratë nga kryeministri portugez, Luis Montenegro dhe që përfaqëson një homazh për Diogo Jotan.

‘Kur takuam kryeministrin na dhuroi këtë byzylyk duke na siguruar se mund ta mbanim në fushë-tregon Vitinha-ka të gjitha karakteristikat specifike për t’u mbajtur në fushë me emrat e të gjithë futbollistëve plus emrin special të Diogo Jotas. Na la zgjedhjen nëse do ta mbanim dhe si. E morëm me shumë afeksion dhe të gjithë zgjodhëm që ta mbanim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter