Lans Renmark ishte pjesë e ekipit shtatë anëtarësh nga Geteborgu i Suedisë, i cili ka qëndruar në Koçan, si mbështetje psikologjike dhe morale për familjet e viktimave dhe për qytetarët pas tragjedisë në klubin “Puls”. Si shkencëtar dhe mjek në fushën e mbrojtjes sociale, ai transmetoi një pjesë të përvojave personale për mënyrën e rimëkëmbjes pas traumës që e goditi Koçanin, rajonin dhe vendin.
Ka marrë pjesë në disa projekte praktike në kuadër të Qendrës për mbështetje pas zjarrit tragjik që kah fundi i tetorit të vitit 1998 ka ndodhur në një diskotekë në Geteborg, ndërsa është bashkëautori i librit “Si të bashkosh një enigmë” në të cilën rishqyrtohen ngjarjet që pasuan.
Në një intervistë për MIA-n, Renmark flet për përshtypjet e bisedave me njërëzit në Koçan dhe për nevojën e ndryshimit të mangësive në sistem, për të parandaluar tragjedi të tilla.
A mund të na tregoni për ngjashmëritë dhe dallimet e ngjarjes në Geteborg dhe asaj të Koçanit, çfarë i lidh këto dy raste?
“Ngjashmëritë janë vërtet të tmerrshme dhe kjo është një nga arsyet pse na kërkuan të vinim këtu. Ngjashmëria kryesore është se është një fatkeqësi që përfshin të rinjtë. Është një fatkeqësi gjatë një feste, e dini çfarë dua të them, një ngjarje që askush nuk e priste të ndodhte, kaq papritur. Dhe për sa i përket numrit të viktimave, ka shumë ngjashmëri, kjo është diçka që i dallon dy fatkeqësitë. Edhe pse ishte pothuajse 30 vjet më parë në Geteborg, është ende shumë e rëndësishme për krahasim, por edhe për të parë dallimet.
A keni pasur biseda të drejtpërdrejta këtu me njerëzit të afërmit e të cilëve vdiqën dhe me të lënduarit?
“Po, ne ishim në varreza këtu dhe nuk dinim çfarë të prisnim. Ndodhi që nuk dinim ku t’i vendosnim lulet, pasi ishin më shumë se 20 varre në një rresht. Ne pamë familjet dhe pyetëm nëse mund të vendosnim lulet, ata na ofruan sanduiçe dhe kështu filluam. Gjithashtu, në seancat me dyer të mbyllura që nuk ishin me shumë njerëz, kishte vëllezër e motra, prindër, të lënduar dhe të rinj të tjerë, ndonëse jo në një numër që është përfaqësues, por, megjithatë, kishte raste shumë specifike.
Cilat janë përshtypjet tuaja nga ato bisedime me njerëzit atje?
– Janë shumë të ngjashme, vazhdimisht, por një gjë që mendoj se është e mirë, është që bisedojnë me të rritur, me profesionsitë, me psikologë. Në përgjithësi, mendoj se më tepër është frikë, si shenjë zhgënjimi, se kjo ndoshta nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe të sigurt nga ana e autoriteteve. Sot në mëngjes, në evaluim, thashë se gjendja e katastrofës apo krizës është test ekstrem për shoqërinë, gjithçka zbulohet dhe tregohet varësisht nga ajo nëse njerëzit dëshirojnë të ndryshojnë apo do të fillojnë të mbrohen, të mbyllen. Mbyllja mund të jetë në cilën do mënyrë, por duke u përballur me kulturën këtu, për çka tentuam të lexojmë para se të vijmë, ka një porosi mjaft eksplicite në secilin shkrim për vendin. dhe ajo është se do të hasni njerëz miqësorë. Në prëgjithësi edhe ne e pamë atë he nëse politika nuk funksionin, mbështetuni në kulturën tuaj, sepse ishim të pritur shumë mirë këtu. Kjo mua më jep njëfarë besimi, dhe ndoshta edhe atij si i ri, i jep ndonjë shpresë, por, megjithatë, bëhet fjalë për frikë.
A ndjeni se e përmbushët qëllimin tuaj, për të ardhur këtu për t’iu ndihmuar njerëzve?
– Jo. Jo se nuk arritëm diçka, por ajo është një vrimëe zezë. E dimë atë dhe prandaj vendosëm se do të duhet të vazhdojmë me bisedimet. kemi njëfarë rehatie të themi se nuk erdhëm këtu me të vërtetën, por erdhëm me përvojat se është mirë të jesh aktiv, të bëhet diçka, dhembshuria është e mirë. Nuk flasim për të gjitha gabimet tona të cialt i patëm shumë, por nuk duhet të dnaloni së tentuari. Mbështetemi tek dikush, për të cilin themi se është ekspert. Kjo vjen nga fjala e njejtë angleze që do të thotë prëvojë, përkatësisht dikush që tashmë e ka përjetuar, ndërkaq ne tashmë përjetuam. Në atë kuptim, ne jemi ekspertë, kështu që shrpesoj se ndoshta mund ta inkurajojmë edhe shoqërinë tuaj, e cila, më duhet të them, se na befasoi që posedon resurse të mjaftueshme. Megjithatë, ka disa zbrazëtira në sistemin e mbrojtjes sociale që duhet të plotësohenm por ato janë shumë më pak “të varfra” se sa që prita. Keni kolegë këtu që janë shumë mirë të trajnaur, të arsimuar, do të doja t’i kem në personelin tim në Geteborg, duhet ta dini këtë.
Zakonisht thuhet se koha është ilaçi më i mirë për dhimbjen, a vlen kjo edhe në këtë rast?
– Do të thosha për shumicën e njerëzve – po, por për disa koha është dhimbje, varet. Ndonjëherë jemi tejet të fokusuar në kohën. Sot në mëngjes, në një fjalim të shkurtë, thashë se koha është horizontale, dnërsa kriza dhe tragjedia janë proces vertikal. Nëse mund të përfundoj me fjalën e urtë që e dëgjova në Afrikën e Jugut, e cila flet për kohën, thotë: Nëse dëshiron të shkosh shpejtë, shko vetëm, nëse dëshiron të shkosh larg, shko së bashku me dikë.



