Drake ka emocionuar fansat me një rrëfim të dhimbshëm në projektin e tij më të ri muzikor, ku zbulon se babai i tij po përballet me kancer në fazë të avancuar.
Reperi kanadez e ndau lajmin në albumin Iceman, konkretisht në këngën hapëse “Make Them Cry”, ku flet hapur për betejën e vështirë që po kalon familja e tij.
Babai im ka kancer tani, po luftojmë me fazat e fundit
-dëgjohet të thotë artisti në tekstin emocional të këngës, duke e cilësuar këtë si një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.
Në vargje të tjera, Drake reflekton edhe mbi kalimin e viteve dhe ndryshimet në jetën personale, duke treguar se tashmë i sheh prindërit si “një çift të moshuar”, ndërsa pranon se edhe vetë po ndjen frikën e plakjes teksa afrohet drejt moshës 40-vjeçare.
Babai i tij, Dennis Graham, ka qenë pjesë e industrisë muzikore prej vitesh. Ai ka punuar si baterist dhe ka performuar me legjendën Jerry Lee Lewis.
Marrëdhënia mes Drake dhe babait të tij është komentuar shpesh në media dhe intervista, ndërsa të dy kanë treguar se muzika ka qenë gjithmonë pika më e fortë që i ka bashkuar.
Publikimi i albumeve të reja vjen rreth tre vite pas projektit “For All The Dogs”, që artisti publikoi në vitin 2023.



