Në prag të nisjes së fazës vendimtare të kampionatit, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Becu ka përcjellë një mesazh mbështetës për Vllazninë, teksa kuqeblutë nisin sonte rrugëtimin në “Final 4”.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për skuadrën dhe gjithë qytetin, duke shprehur besimin tek futbollistët në përballjen e parë ndaj Dinamo City në stadiumin Air Albania Stadium.
“Sot nis rrugëtimi përfundimtar i Vllaznisë në ‘Final 4’. Tre sfida vendimtare drejt ëndrrës për titullin kampion dhe beteja e parë luhet përballë Dinamos në ‘Air Albania’. Sytë dhe zemra e gjithë Shkodrës janë me kuqeblutë në këtë moment të rëndësishëm. Besim, forcë dhe krenari për fanellën që përfaqëson qytetin tonë. Forca djema!”, shkruan kryebashkiaku.



