Partnerja e Klajdi Harunit, Orgesa, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një lajm të bukur për jetën e tyre private. Ajo ka konfirmuar se shumë shpejt do të veshë fustanin e bardhë të nusërisë.
Orgesa ka bërë të ditur se çifti ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni që pritet të mbahet në Tiranë, gjatë muajit qershor të këtij viti.
“Po, do të ketë dasmë”, është shprehur partnerja e këngëtarit të njohur gjatë intervistës, duke zbuluar kështu një nga momentet më të rëndësishme të jetës së çiftit, që prej vitesh ka qenë në vëmendjen e publikut.
“Do bëjmë dasmë sepse martesën e kemi bërë, mendojmë në Tiranë”, është shprehur ajo ndër të tjera.
E pyetur nëse do të këndojë Flori Mumajesi, ajo u përgjigj:
“Po patjetër, ku rri Flori pa kënduar. A ka ndonjë moment ku Flori nuk këndon”.
Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 2-vjeçare, të cilën e kanë quajtur Hea. Dasma e shumëpritur pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të sezonit në showbiz-in shqiptar.



