Arben Taravari për Edi Ramën: Fitore e sigurtë, shqiptarët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së

featured
Press Online
12 Maj 2025, 12:14

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e tij të sigurtë dhe të thellë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Në një postim të tij, Taravari ka theksuar se kjo fitore është një tregues i qartë i dëshirës së shqiptarëve për të avancuar dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Flaka.

“Fitore e sigurtë e kryeministrit Rama është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së,” ka deklaruar Taravari.

Taravari ka theksuar se fitorja e Partisë Socialiste nën udhëheqjen e Ramës është një dëshmi e qartë e angazhimit të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, të ndërlidhur me Evropën dhe zhvillimin e vendit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter