Sekreti i bukurisë së këngëtareve shqiptare

featured
Press Online
08 Maj 2025, 14:36

Këngëtaret shqiptare shpesh i mahnitin ndjekësit me pamjen e tyre, duke kombinuar natyrshmërinë me përkujdesjen e vazhdueshme për veten. Por cili është sekreti i bukurisë së tyre? 

Shumica prej tyre ndjekin një regjim të rregullt kujdesi për lëkurën, ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Enca Haxhia, për shembull, ka folur për rëndësinë e hidratimit dhe përkujdesjes së përditshme me produkte natyrale. Dafina Zeqiri është e njohur për stërvitjet intensive dhe përkushtimin ndaj mirëqenies mendore dhe fizike. Ndërsa Elvana Gjata kombinon stilin elegant me thjeshtësinë, duke preferuar makeup-in e lehtë dhe një stil jetese aktiv. Flitet edhe për ndërhyrje, njëjtë si Dafina.


Një tjetër element i përbashkët është përdorimi i trajtimeve estetike moderne, por gjithmonë me masë dhe profesionalizëm. Mihrije Braha thotë se rinin e freskinë ja atribuon kremes së saj, shkruan “Kosovarja”.
Për këto artiste, bukuria nuk vjen vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga vetëbesimi, qëndrimi pozitiv dhe përkushtimi ndaj vetes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter