Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjen e parë të xhiros së 30-të.
Ky edicion i garave tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’ dhe se çdo ndeshje është tejet e rëndësishme në të tri frontet, titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro do të starton me ndeshjen Malisheva-Llapi, sfidë kjo e rëndësishme për të dy skuadrat. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00, kurse më poshtë janë formacionet zyrtare.


