Nicole Kidman tërhoqi vëmendjen në Sydney me një paraqitje elegante, teksa surprizoi fansat gjatë një shfaqjeje speciale të filmit “Practical Magic 2”.
Aktorja 59-vjeçare u shfaq papritur në një kinema në Entertainment Quarter, ku u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Për këtë paraqitje, Kidman zgjodhi një fustan ngjyrë fildishi, të dekoruar me lule sateni, dantellë dhe qëndisje delikate me trëndafila të kuq. Detajet e drapuara i dhanë veshjes një pamje romantike dhe elegante.
Ajo e kompletoi look-un me këpucë të kuqe të ndezura, duke krijuar një kontrast të spikatur me ngjyrën e fustanit.

Kidman u shfaq në event për të surprizuar fansat, pasi kishte udhëtuar drejt Australisë vetëm pak ditë pas premierës së filmit në Los Angeles.
Me humor, ajo iu drejtua publikut duke thënë:
Nuk mund t’ju lejoja të pini margarita pa mua.

Më pas, aktorja falënderoi fansat për mbështetjen e tyre ndër vite.
Është vërtet e mrekullueshme 28 vjet më vonë, si gra, të jemi ende këtu. Pra, faleminderit për dekada e dekada mbështetjeje. Ju dua
-u shpreh ajo.

Në fund të mbrëmjes, Kidman iu bashkua audiencës në një dolli me margarita, duke e mbyllur vizitën e papritur në mënyrë festive.
Aktorja rikthehet në rolin e Gillian Owens në “Practical Magic 2”, përkrah Sandra Bullock, 28 vjet pas filmit origjinal të vitit 1998.


