Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lamine Yamal mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Valencias

Press Online5 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Barcelona ka marrë një shqetësim të vonshëm sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve para udhëtimit të së dielës në “Mestalla”, pasi Lamine Yamal mungoi në seancën e fundit stërvitore të skuadrës përpara përballjes në La Liga me Valencian, sipas “SPORT”.

Anësori 19-vjeçar mungoi në mënyrë të papritur, duke ngritur dyshime nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e katërt të Barcelonës në La Liga për sezonin 2026/27.

Pas një fillimi disi të qetë, Lamine u shfaq në formën e tij më të mirë për Barcelonën në fitoren ndaj Rayo Vallecanos të hënën mbrëma.

Fituesi i Botërorit ishte lehtësisht një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës, teksa ekipi i Hansi Flickut arriti në kuotën e nëntë pikëve pas tri ndeshjeve, pas fitoreve ndaj Elches dhe Athletic Clubit.

Trajneri gjerman pritet të flasë për mungesën e Lamine në konferencën për shtyp para ndeshjes, ndërsa gjendja e adoleshentit do të vlerësohet gjatë orëve në vijim.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur u konfirmua se Lamine është njëri prej zëvendëskapitenëve të rinj të Barcelonës, pas një votimi të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës.

Situata rreth Lamine mbetet e paqartë dhe gjendja e tij gjatë orëve të ardhshme do të përcaktojë nëse ai do të mund të luajë në Mestalla.

Barcelona planifikon të udhëtojë drejt Valencias të shtunën pasdite, ku skuadra do të qëndrojë gjatë natës përpara ndeshjes së së dielës në Mestalla.

“Blaugranët” do të synojnë ta ruajnë rekordin e tyre prej 100 për qind dhe të përfitojnë nga humbja e pikëve nga Real Madridi, pasi një fitore potencialisht do t’u mundësonte të shkëputeshin në krye të tabelës.

Pas një fillimi perfekt, Flick tashmë do të shpresojë që mungesa e yllit të tij në seancën e fundit stërvitore të jetë vetëm një shqetësim i vogël.

Mungesa e Lamine ishte shqetësimi kryesor nga seanca e së shtunës, por pati edhe dy lajme të rëndësishme pozitive.

Gavi dhe Gabriel Jesus u stërvitën sërish normalisht me pjesën tjetër të grupit.

Gavi kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës pasi pësoi një goditje në gju gjatë fitores së xhiros së parë ndaj Elches. Rikthimi i tij do të thotë se ai është sërish i gatshëm për përzgjedhje.

Edhe Jesus pritet të përfshihet në skuadër për herë të parë që nga transferimi i tij te Barcelona nga Arsenali./GazetaExpress/

Previous ArticleInxhinierët e rinj kërkojnë kushte më të mira pune, Siljanovska-davkova: T’u japim hapësirë inxhinierëve të rinj të krijojnë në vend
Next Article Georgina Rodríguez mahnit në tapetin e kuq me kostum elegant dhe dekolte të thellë!

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.