Çerneva: Në 10 vitet e ardhshme janë të mundshme ndryshime në BE

featured
Press Online
20 Maj 2023, 13:54

Nënkryetarja e Këshillit Evropian për Punë të Jashtme dhe ish-zëdhënësja e ish-shefit të diplomacisë bullgare, Nikolai Mlladenov, Vesela Çerneva, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se Bashkimi Evropian (BE) aktualisht po përballet me disa sfida. Ajo me këtë rast i veçoi si më delikate situatat e brendshme politike në Gjermani dhe Francë.

“Mendoj se do të ketë ndryshime të madha në dinamikën e brendshme në BE në 10 vitet e ardhshme. Franca dhe Gjermania për momentin nuk janë mirë të sinkronizuara. Koalicioni në Gjermani ka vështirësi, Emmanuel Macron në mandatin e tij të dytë ka më shumë ambicie për jashtë sesa për politikën e brendshme të Francës. Zgjedhjet në Poloni do të jenë vendimtare se çfarë BE-je do të kemi”, tha Çerneva.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter