Xavi ka ndarë pikëpamjen e tij e të mosfituarit kurrë Topin e Artë, duke e humbur atë në garë me Lionel Messin e Cristiano Ronaldon. Xavi e kaloi një periudhë të jashtëzakonshme në Barcelonë, duke qenë pjesë e gjeneratës së artë, të udhëhequr nga Pep Guardiola.
Gjiganti katalunas e dominoi futbollin europian dhe kishte Messin, Iniestan e Puyolin në ekip po ashtu.
Xavi e formoi një nga mesfushat më të mira në histori, së bashku me Iniestën e Busquetsin.
Pavarësisht suksesit të tij në fushë, Xavi asnjëherë nuk e fitoi Topin e Artë – por ai do ta fitonte, nëse nuk do të ekzistonin Messi e Ronaldo.
Messi e fitoi Topin e Artë, në secilin vit që Xavi ishte në nominim.
Por, Xavi nuk e konsideron veten si më të mirë se Ronaldo e Messi – dyshja që kanë 13 Topa të Artë mes tyre.
“Nuk e konsideroj veten si futbollist më të mirë se Messi e Ronaldo. Unë isha playmaker, nuk kisha aftësinë që të vendosja një ndeshje. Jam krenar që kam përfunduar i treti, tre herë”, tha Xavi për “France Football”.



