Vathët me perla janë kthyer në të gjitha pasarelat, ja aksesori që duhet të keni patjetër në 2025

featured
Press Online
28 Shkurt 2025, 10:21

Disa i kanë konsideruar gjithmonë një klasik të përjetshëm, ndërsa të tjerë po i zbulojnë sërish në trend të ri. Vathët me perla po përjetojnë një moment të artë  në 2025-ën, duke u konfirmuar si aksesorët e domosdoshëm, por këtë herë me një kthesë moderne.

Harroni modelin klasik

Vathët me perla janë kthyer në të gjitha pasarelat, ja
Nëse dikur ishin simbol i elegancës së thjeshtë – ashtu siç Coco Chanel besonte se një varg me perla ishte i mjaftueshëm për të qenë e përsosur – sot, vathët me perla janë shndërruar në deklarata të guximshme të stilit bashkëkohor. Pasarelat e modës Pranverë-Verë 2025 kanë shpallur rikthimin e perlës si protagoniste absolute të bizhuterive, por me një estetikë krejtësisht të re. Më të mëdha, më të rafinuara dhe me një dizajn të spikatur, ato janë aksesorët që do të bëjnë diferencën këtë sezon.

Vathët me perla në 2025-ën sipas Bottega Veneta, Chanel dhe Schiaparelli

Vathët me perla janë kthyer në të gjitha pasarelat, ja
Markat e mëdha kanë ripërpunuar vathin klasik me perla, duke e kthyer atë në një aksesor skulpturor dhe modern. Modelet diskrete të dikurshme janë zëvendësuar me vëllime të mëdha, dizajne asimetrike dhe kombinime të papritura me metale të ndritshme dhe detaje industriale.

Tendenca më e fuqishme? Perlat oversize, të montuara në struktura gjeometrike ose të kombinuara me elemente metalike që krijojnë një kontrast intrigues mes butësisë dhe ngurtësisë. Disa janë aq të mëdha sa mbahen si vathë vetëm në njërën anë, siç propozon Valentino: një maxi-perlë në njërin vesh dhe një model më delikat në tjetrin.
Si janë vathët më "IN" të 2025-ës? Të mëdhenj, të çrregullt dhe organikë, të vendosur në korniza ari që nxjerrin në pah shkëlqimin e tyre natyror. Disa ngjasojnë me vepra arti baroke, ndërsa të tjerët luajnë me forma minimaliste, por me një prani të fuqishme vizuale.

Rikthimi i perlës: Një simbol i së shkuarës, por me një frymë të re

Vathët me perla janë kthyer në të gjitha pasarelat, ja
Ajo që e bën këtë trend edhe më interesant është përshtatshmëria e tij. Këto vathë mund të vishen si pjesë të vetme për një efekt dramatik ose të kombinohen me bizhuteri të tjera, duke krijuar një kombinim të bukur mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Mesazhi është i qartë: Perlat janë rikthyer dhe në 2025-ën janë gati të marrin skenën kryesore./Living

Vathët me perla janë kthyer në të gjitha pasarelat, ja

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter