Vdes personi që u lëndua me paragllajd në Istog

featured
Press Online
29 Janar 2025, 15:17

Ka vdekur personi që është lënduar në Istog pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], Naser Syla i cili ka thënë se viktima ka pasur lëndime të rënda, të cilat nuk ka arritur t`iu mbijetojë plagëve.

“Është sjellë me lëndime të  shumë të rënda  edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra ,nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve  të marra, kështu që ka ndërruar jetë”, është shprehur Syla.

Portali Dukagjini ka kërkuar detaje nga Policia e Kosovës për rastin, por s’ka marrë përgjigje deri në momentin e raportimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter