Nesho: Kosova s’është projekt amerikan, por projekt i shqiptarëve

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 18:57

“Kosova është një shtet dhe qëndron në mbrojtje të sovranitetit të saj, dhe kjo është e drejta e saj. Kam dëgjuar edhe diskutime se jo Kosova është projekt amerikan, jo i perëndimit, jo por Kosova është projekt i shqiptarëve, i drejtësisë së një populli që ka rikthyer vetë të drejtën që i takon”.

Kështu ka deklaruar në emisionin FIVE, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke theksuar se veprimi i Qeverisë për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit është legjitim.

“Duhet të marrin vesh se Kosova nuk është se çfarë thonë ata do të bëjnë, në një mënyrë vjen ndonjë njeri në Perëndim a dini çfarë jepjani veriun dhe të jemi rahat. Veprimi i Qeverisë është legjitim, sigurisht duhet të marri parasysh këshillat e partnerëve në këtë kuptim duhet të ecin paralelisht”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, nuk mund të lejohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me ambiciet e tij nacionaliste ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter