Shënon pasi vjen nga stoli, sulmuesi dardan driblon portierin

Press Online
25 Prill 2023, 22:57

Arb Manaj shënoi një gol të bukur sot në kampionatin kroat, por që nuk i shërbeu skuadrës së tij të merrte pikë.

Slaven Belupo humbi 3-1 në transfertën kundër Sibenik. Ishte minuta e 73’ kur Manaj realizoi golin e vetëm të Belupos.

Sulmuesi dardan ishte futur në fushë vetëm gjashtë minuta më parë.

24-vjeçari nga Klina, mori një asist nga Arbër Hoxha, shqiptari tjetër i Belupos, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i parë sezonal në HNL për Arb Manajn, i cili po luan sezonin e parë në elitën e futbollit kroat.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter