Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar qytetarët për lajmet e mira drejt integrimit evropian. Sipas tij, kjo është meritë e qytatarëve, të cilët bën ndryshimin duke zgjedhur liderët e duhur si vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla.
“Ajo që dikur ishte e paimanigjueshme, po bëhet realitet. Brenda vetëm pak ditësh, vijnë 2 lajme shumë të mira drejt integrimit Evropian, nënshkruhet LIBERALIZIMI vizave dhe tani kalon faza e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Po ashtu, ligjshmëria dhe sovraniteti po shtrihet në çdo cep të Kosovës”,ka thënë Avdyli.
Sipas tij, kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës të cilët me votën e tyre bënë ndryshimin e madh duke zgjedhur liderët e duhur si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla-Schwarz që punuan shumë që Kosova të arrijë këto suksese të jashtëzakonshme.
Urime Kosovë…



