Haxhi Avdyli: Liberalizimi dhe pranimi për anëtarësim në KE, meritë e qytetarëve që zgjodhën liderët si Vjosa, Albini e Donika

featured
Press Online
24 Prill 2023, 18:52

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar qytetarët për lajmet e mira drejt integrimit evropian. Sipas tij, kjo është meritë e qytatarëve, të cilët bën ndryshimin duke zgjedhur liderët e duhur si vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla.

“Ajo që dikur ishte e paimanigjueshme, po bëhet realitet. Brenda vetëm pak ditësh, vijnë 2 lajme shumë të mira drejt integrimit Evropian, nënshkruhet LIBERALIZIMI vizave dhe tani kalon faza e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Po ashtu, ligjshmëria dhe sovraniteti po shtrihet në çdo cep të Kosovës”,ka thënë Avdyli.

Sipas tij, kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës të cilët me votën e tyre bënë ndryshimin e madh duke zgjedhur liderët e duhur si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla-Schwarz  që punuan shumë që Kosova të arrijë këto suksese të jashtëzakonshme.

Urime Kosovë…

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter