Një databazë me 10 miliardë fjalëkalime publikohet online

featured
08 Korrik 2024, 13:36

Për të hakuar një llogari nuk kërkon gjithnjë ekspertizë të thellë në shfrytëzimin e dobësive të sigurisë. Nganjëherë është më e lehtë se aq dhe mjafton një rrjedhje fjalëkalimesh për të bërë të mundur thyerjen e një llogarie.

Zbuluar në një forum më 4 Korrik, RockYou2024 është një databazë me 9.94 miliardë fjalëkalime të vjedhura online. Pjesë e saj janë edhe fjalëkalimet që mbante koleksioni RockYou2021 i cili kishte 8.4 miliardë fjalëkalime, ku miliona prej tyre ishin nga rrjetet sociale.

Për krahasim rrjedhja më e madhe e fjalëkalimeve regjistruar ndonjëherë përmbante 26 miliardë pjesë të dhënash personale.

Nëse nuk keni ndryshuar fjalëkalimet tuaja prej kohësh, apo ripërdorni të njëjtin, lehtësisht mund të bëheni viktimë e një sulmi. Për tu mbrojtur më mirë duhet të përdorni një fjalëkalim unik dhe rastësor për çdo llogari.

Gjithashtu këshillohet përdorimi i një menaxheri fjalëkalimesh, i verifikimit me dy faktorë dhe përdorimi i passkey.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter