I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Drini Zeqo, i cili ka bërë një bisedë pa filtra mbi dashurinë, karrierën dhe jo vetëm…
Çfarë marrëdhënie ke sot me Blendi Fevziun, sepse ju keni punuar një kohë të gjatë bashkë?
Febziun e kam zemrën time (qesh). Jemi shumë miq të mirë. A e di si është marrëdhënia me Blendin? Është e përjetshme. Kur ke punuar mbi 15 vite me një njeri përditë, mëngjes, drekë, darkë, mendoj se ti ke kaluar çdo sfidë të mundshme. Patjetër që ka pasur dhe ka momentet e veta të ngërçeve, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë, shkojmë shumë mirë. Shkojmë mirë, kemi një marrëdhënie të mirë. Unë sa herë që e marr në telefon, edhe tani po ta marr… Tani jo, se është në Indi, është duke folur për lopët e bekuara dhe ritet fetare që kanë karakteristike andej (qesh). Blendi e ka trajtësuar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime. Puna me “Opinion” ka qenë një punë shumë e rëndësishme dhe e kam shijuar shumë. Kështu që është një marrëdhënie e mirë. Por Blendi është pak i vështirë, nuk është i lehtë…
https://www.youtube.com/watch?v=MVVqPU9Hyi8







