Sulmuan një person në Strazhë, ndalohen 5 persona nga Shkupi

featured
Press Online
24 Prill 2023, 14:23

Punonjësit policorë të Gostivarit, të dielën mbrëma rreth orës 23:30, në pikën e pagesës rrugore- Gostivar, kanë ndaluar personat: B.P.(36), B.N.(22), G.A.(34), F.T.( 24), B.D.(31), të gjithë nga Shkupi. Personat në fjalë kanë qenë denoncuar nga 39-vjeçari N.M. nga Gostivari se rreth orës 22:40 janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në lokalitetin Strazhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter