VMRO-DPMNE: Filipçe zgjodhi heshtjen për precedentin diplomatik nga Bullgaria

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 09:40

Filipçe hesht dhe nuk e dënon precedentin në diplomaci nga ana e Bullgarisë, me të cilin u cenua siguria e kryeministrit Mickoski, thonë nga VMRO-DPMNE.

“U shfaq një dokument me materiale diplomatike dhe përmbajtje të ndjeshme, të cilat prekin aspekte të sigurisë të lidhura me kreun shtetëror, ndërsa reagimi nga Filipçe dhe opozita mungoi. Filipçe zgjodhi heshtjen në vend të një dënimi të qartë të rastit dhe kërkesës për përgjegjësi.

Bashkëpunëtorët politik të Filipçes, autoritetet bullgare në krye me Rumen Radevin, të cilët na e mohojnë identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase, bënë një precedent diplomatik me publikimin e një note diplomatike, me të cilën drejtpërdrejt cenohet siguria e familjes së kryeministrit Mickoski. Dokumenti, për të cilin ende nuk ka kërkimfalje nga Sofja zyrtare, është publikuar në rrjetin social Facebook, ku qartë shihen detaje rreth informacioneve për automjetet zyrtare, emrat e udhëtarëve, vendi ku është akomoduar familja e kryeministrit Mickoski, si dhe radiofrekuenca në të cilën ka komunikuar sigurimi. Dhe në vend të dënimit, Filipçe dhe LSDM-ja heshtin, me çka hapen edhe më shumë pyetje serioze për qëndrueshmërinë e tyre politike dhe prioritetet e tyre. A hesht Filipçe për shkak të afërsisë me bashkëpunëtorët e tij bullgarë? Pavarësisht këtyre veprimeve, të cilat janë pjesë e një presioni më të gjerë politik ndaj Maqedonisë, shteti do të vazhdojë rrugën eurointegruese, pa marrë parasysh presionet dhe sfidat e jashtme”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter