Cloudflare godet botët AI që grumbullojnë të dhëna nga uebsajtet

featured
Press Online
04 Korrik 2024, 09:29

Cloudflare lançoi një mjet të ri falas që pengon botët AI nga mbledhja e informacioneve nga uebsajtet e klientëve të saj për trajnimin e modeleve AI.

Shërbimi cloud po sigurohet se mjeti do të jetë i disponueshëm për mbarë bazën e saj të konsumatorëve, përfshirë ato në planet pa pagesë. Ky funksionalitet do të përditësohet me kalimin e kohës për të identifikuar më mirë botët AI.

Përmes një postimi në blog ku njoftoi përditësimin, ekipi i Cloudflare ndau disa të dhëna sesi klientët e saj po i përgjigjen boom-it të botëve që grumbullojnë përmbajtje për trajnimin e modeleve gjeneruese AI.

Sipas të dhënave të brendshme të kompanisë, 85.2 përqind të konsumatorëve kanë zgjedhur të bllokojnë edhe botët AI nga qasja në faqet e tyre.

Cloudflare ka identifikuar botët më aktivë nga viti i kaluar. Bytespider i ByteDance ishte përpjekur të aksesonte 40 përqind të faqeve nën mburojën e Cloudflare ndërsa GPTBot i OpenAI rreth 35 përqind.

Ato zinin gjysmën e kërkesave për të aksesuar uebsajtet në rrjetin e Cloudflare së bashku me Amazonbot dhe ClaudeBot.

Megjithatë përpjekjet për bllokimin e botëve AI nga aksesimi i përmbajtjeve të faqeve është një sfidë më vete. Gara AI për ndërtimin e modeleve më të shpejta ka bërë që kompanitë të thyejnë rregullat me grumbullimin e të dhënave. Perplexity AI është akuzuar së fundi për aksesimin e uebsajteve pa autorizim. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter