Lewis Hamilton, 7 herë kampion i botës në Formula 1 vizitoi pikën kufitare të Rafah për të vëzhguar mënyrën se si Egjipti merr ndihmat humanitare të destinuara për Gazën dhe mbështet popullsinë palestineze të Rripit të Gazës.
Kjo është ajo që publikon portali kryesor egjiptian ‘Al Ahram’, sipas të cilit piloti anglez i Ferrarit mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Arish ku u prit nga guvernatorit të Sinait të Veriut, gjenerali Khaled Megaëer.
Leëis hamilton do të vizitojë edhe magazinat e Gjysmëhenës së Kuqe Egjiptiane(ERC) në Arish ku skuadrat merren me përgatitjen dhe koordinimin e ngarkesave të ndihmës së shpejtë përpara dërgimit të tyre në Gaza. Në pikën kufitare të Rafah, Hamilton përshëndeti punonjësit humanitarë me përshëndetjen arabe “Al-Salamo Alaykom”, që do të thotë: ‘paqja qoftë me ju’.
Britaniku shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa fjalë me punëtorët dhe funksionarët e pranishëm. Hamilton është shprehur disa herë për krizat humanitare dhe konfliktet në rajon duke bërë apele për paqe. Në rrjetet sociale 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka publikur shpesh materiale për fëmijë që kanë mbetur të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza duke kërkuar armëpushim. Po kështu Hamilton ka thënë fjalën e tij edhe për konfliktet e tjerë. ‘Besoj se duhet të impenjohemi për çlirimin e Kongos, të Sudanit, të Sirizë dhe të Palestinës. Shpresoj me të vërtetë që herët a vone të arrihet një paqe e qëndrueshme dhe e përhapur kudo’-tha Hamilton muajin e kaluar.


