Dyshimet fashiten përfundimisht; garat e Katarit dhe të Abu Dhabi në Botërorin e Formula 1 do të zhvillohen siç është parashikuar në kalendar.
Konflikti mes SHBA,Izraelit e Iranit kishte ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me zhvillimin e dy garave të fundit të kampionatit, por gjithçka mori një përgjigje nga presidenti i FIA, Mohammed Ben Sulayem i cili këtë të martë konfirmoi zhvillimin rregullisht.
‘Fillon numërimi mbrapsht për Çmimin e Madh të Katarit dhe atë të Abu Dhabi. Jemi të përqendruar totalisht për t’ju ofruar dy fundjava të jashtëzakonshme-shkruante Ben Sulayem në rrjetin social Instagram.
Për më tepër, Formula 1 mund të marrë edhe shembullin e Botërorit të MotoGP që u zhvillua normalisht në katar në fundjavën që kaloi dhe është pikërisht kjo pika ku mbështeten fort promotorët e eventit për të siguruar se gjithçka është nën kontroll. Dy gara
Dy garat në Lindjen e Mesme do të mbyllin sezonin e parë me rregulloren e re. Javën e ardhshme nis seria e fundit prej tri garash radhazi për këtë vit, me Çmimin e Madh të Las Vegasit. Më pas, Formula 1 do të udhëtojë drejt Katarit, ku gara do të zhvillohet në fundjavën e 27-29 nëntorit. Në fund, fundjava e parë e dhjetorit do të shënojë garën e fundit të Formula 1 për vitin 2026, me zhvillimin e Çmimit të Madh të Abu Dhabit.


