Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka komentuar mundësinë që lirimi i Artan Grubit të ndikojë në forcimin e BDI-së.
I pyetur nga gazetari në emisionin “Verdikt” në TVM 2 nëse BDI-ja mund të forcohet politikisht pas lirimit të Grubit, Mexhiti tha se kjo nuk paraqet shqetësim për VLEN-in, duke rikujtuar se edhe në zgjedhjet e kaluara janë përballur me BDI-në në një kamp të përbashkët me partnerët e saj.
“Ne edhe kur kemi dalë përballë në zgjedhje me BDI-në, ata bashkë kanë qenë, kështu që nuk lodhemi shumë”, u përgjigj Mexhiti.


