Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari nga Haraçina, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator në fshatin Orllan të Komunës së Likovës. I dyshuari nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe me automjetin e tij transportues goditi një automjet zyrtar të Ministrise se Puneve te Vrendshme (MPB). Më pas, ai fizikisht sulmoi policët që po kryenin detyrat zyrtare.


