Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje për të shqyrtuar çështje të ndryshme që lidhen me ekonominë, shëndetësinë, të drejtat e komuniteteve dhe inovacionin.
Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion.
Në të njëjtën orë, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Shëndetësi, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Ndërkaq, në orën 13:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin nr. 11/L-005 për inovacion dhe ndërmarrësi.


