Britania e Madhe do të dyfishojë nga pesë në 10 vjet periudhën e pritjes për marrjen e qëndrimit të përhershëm për shumicën e punëtorëve të huaj, sipas rregullave të reja të emigracionit.
Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka bërë të ditur se punëtorët e sektorit të kujdesit do të përjashtohen nga ky ndryshim dhe do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Ndërkohë, personat me të ardhura vjetore mbi 50 mijë funte do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, ndërsa ata me të ardhura mbi 125 mijë funte pas vetëm tre vjetësh.
Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, do të zbatohen edhe për punëtorët e huaj që tashmë jetojnë në Britani.


