Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një intervistë në RTK, ka shtruar pyetje retorike lidhur me reagimet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo ka pyetur se nëse dorëhiqet një ministër, a do të ndalen vrasjet.
“Unë i kuptoj edhe kërkesat për dorëheqje, sepse zemërimi është i madh. Por në të kaluarën, pavarësisht faktit që kemi pasë raste të tilla, nuk ka pasë përgjegjësi diciplinore. Nëse sot do ta kemi një dorëheqje të ministrit, shtrohet pyetja, a do të ndalet dhuna, a do të ndalen vrasjet? Nëse përgjigja është ‘po’, patjetër që duhet ta bëjmë”, tha ajo.


