Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, në njëvjetorin e marrjes së mandatit.
Përmes një postimi, Kasami ka bërë të ditur se bashkë me funksionarë të VLEN-it, aktivistë dhe bashkëmendimtarë, kanë marrë pjesë në prezantimin e llogaridhënies së Melës për punën e bërë gjatë 12 muajve të fundit.
Ai ka deklaruar se nën udhëheqjen e VLEN-it, Dibra po ndryshon në disa aspekte, duke pretenduar se gjatë këtij viti është punuar më shumë sesa në disa vite paraprake.
Kasami ka theksuar gjithashtu se përkrahja e Qeverisë për Dibrën dhe komunat e tjera do të vazhdojë, ndërsa si vizion të VLEN-it ka përmendur më shumë punë, projekte dhe decentralizim.
Ai e ka cilësuar Fisnik Melën si shembull të udhëheqësve që, sipas tij, përfaqësojnë modelin e ri të qeverisjes që synon të sjellë VLEN-i.
“Dibra me Fisnikun po ndryshon!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.


