Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.
Sipas parashikimit meteorologjik, hera-herës, vranësirat bëhen deri të dendura, kryesisht në zonat malore të territorit, por do të jenë kalimtare.
Era fryn nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era forcohet, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.
Referuar të dhënave, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 4 në 25 gradë Celsius.


