Pesë ditë pasi u rrëzua në fushë në qendrën stërvitore të Bajernit të Mynihut, trajneri Vincent Kompany doli nga spitali dhe ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për bavarezët. Trajneri belg u kthye në shtëpi për të vazhduar fazën e rehabilitimit.
Lajmin e bëri të ditur drejtori sportiv i Bajernit, Max Eberl, para ndeshjes së Kupës kundër Magdeburg-ut. Po ashtu, sqaroi shkakun e problemit shëndetësor të trajnerit Kompany.
Mjekët zbuluan se për çfarë bëhet fjalë. Eshtë një irritim meningeal (acarim i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, meningjit) që ka shkaktuar atë që ndodhi. Jam i sigurt se shpejt do të kthehet në stol në 100%. Për ne është lajmi më i mirë.


