Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën herët se ende nuk kishte folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, por u shpreh optimist për rezultatin e tij në zgjedhje, ndërsa numërimi i votave është duke vazhduar, raporton CNN.
“Po dëgjoj se ai ka dalë shumë mirë dhe gara është mjaft e ngushtë”, tha ai, duke folur me gazetarët në bazën e përbashkët ushtarake Andrews në Maryland.
Pak më shumë se një javë para hapjes së vendvotimeve në Izrael, Trump e quajti Netanyahun një “kryeministër luftëtar të madh” në një postim në Truth Social, duke i ofruar “mbështetjen e tij të plotë dhe të pakushtëzuar”.
Anketat pas daljes nga vendvotimet deri më tani sugjerojnë se blloku i Netanyahut e ka humbur shumicën në Knesset, ndonëse është ngushtë në epërsi ndaj opozitës. Megjithatë, Trump sugjeroi se anketat mund të jenë të pasakta.
“Ai mund të jetë duke fituar ose mund të jetë në barazim”, tha ai. “Është pak herët, por po dëgjoj se në Izrael, njerëz të rëndësishëm po thonë: ‘Wow’, ai doli shumë më mirë nga sa mendonin njerëzit”.
Rezultati përfundimtar mund të jetë “një ngërç ose një fitore – por do ta marrim vesh”, shtoi ai.


