Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në jug të Madridit, bën të ditur një zyrtar rajonal.
Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në aksident, ndërsa numri i viktimave “pothuajse me siguri do të rritet”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë rajonale, raporton BBC.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u shpreh se është “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor” dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit.
peratori hekurudhor “Adif” njofton se incidenti ndodhi mes një treni të kompanisë “Renfe” dhe një treni tjetër të kompanisë “Iryo”, e cila operon në linjën Madrid-Sevilje.
Një zëdhënës i shërbimeve spanjolle të emergjencës deklaroi për agjencinë AFP se “të gjitha burimet janë vënë në dispozicion”, duke përfshirë “disa ekipe zjarrfikësish, tre helikopterë dhe dy njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv”.


