Andy Burnham deklaroi se do të dëshironte që Mbretëria e Bashkuar të rikthehej në Bashkimin Evropian, por theksoi se vendimi merret nga qytetarët.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Britain” të ITV-së, u pyet nëse e sheh veten si kryeministri që do ta rikthejë Britaninë në BE.
Sinqerisht, jo. Unë e shoh si detyrën time të jem pragmatik për gjithë situatën. A mund ta bëj të funksionojë më mirë? A mund t’i sjell rritje ekonomisë britanike?
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të rikthehet në BE, Burnham u shpreh:
E kam thënë dhe do të jem i sinqertë: gjatë jetës sime do të doja ta shihja këtë të ndodhte, por nuk do të dal përpara publikut.
Nuk do t’i imponoj këtu opinionet e mia. Duhet të sigurohemi që vendimmarrësit të jenë qytetarët britanikë.
Sipas tij, diskutimi për raportet me BE-në nuk duhet të shihet si një përpjekje për të thelluar ndarjet politike, por si një mundësi për të afruar qytetarët, që në të kaluarën kanë mbështetur qëndrime të ndryshme.
Gjatë intervistës, politikani britanik foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke këmbëngulur se nuk priten së shpejti.


