Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një mandat të ri në krye të vendit pas një balotazhi të ngushtë me senatorin Flávio Bolsonaro.
Sipas Gjykatës së Lartë Zgjedhore të Brazilit (TSE), me 98.87% të kutive të votimit të numëruara, Lula mori 51.79% të votave, ndërsa kundërshtari 48.21%.
Rezultati shënon një tjetër fitore për liderin e Partisë së Punëtorëve, i cili ka shërbyer dy mandate presidenciale, në vitet 2003-2010, para se të rikthehej në pushtet, në janar 2023.
Lula falënderoi veçanërisht të rinjtë që morën pjesë në mobilizimet politike gjatë fushatës, duke thënë se ata ndihmuan në mbrojtjen e demokracisë braziliane.
Një faktor i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e lartë në votime.
Senatori Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, nuk e pranoi humbjen, duke e cilësuar rezultatin si të pashpjegueshëm dhe kërkoi anulimin e zgjedhjeve.
Ai është djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe një prej përfaqësuesve kryesorë të së djathtës braziliane.
Jair Bolsonaro është dënuar për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj Lulës.


